ANALIZA | E vërteta e përjashtimit të 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD


Nga Indrit Vokshi

Vendimet për përjashtimin e 4 deputetëve janë marrë me 10 janar 2022 nga Kryesia e Këshilli, dy ditë pasi sulmuan selinë. Nuk janë marrë dje as sot. Ata nuk janë distancuar nga dhuna, prandaj me plotësimin e afatit 1 vit, hyn automatikisht në fuqi përjashtimi. Ato vendime janë votuar edhe nga disa deputetë që para 1 viti ishin me partinë në seli, ndërsa sot ankohen se Alibeaj përjashton deputetët. Këta që ankohen e çirren tani, kanë përjashtuar 4 deputetët me datë 10 janar 2022, kur ishin me partinë. Të dalin të pranojnë se janë bashkëautorë të përjashtimit. Apo nuk guxojnë ta pranojnë se kanë frikë se u vërsulen ultrasit e Saliut? A e kuptoni çfarë monstrash të ulta mban ajo parti e ai parlament? Ata fundja skanë faj, ata përfaqësojnë personazhet e Balzakut dhe Oborrin e Mrekullive të Hygoit. Fajin e ka një person si Lulzim Basha i cili partisë, shoqërisë shqiptare e kombit shqiptar, u vuri në institucione këta personazhe të shkrimtarëve që përmenda më lart. Të vërtetën le ta dijë edhe media, të mos e paraqesë sikur u përjashtuan dje disa deputetë dhe i përjashtoi Alibeaj. Le ta thotë media se vendimi për përjashtim u mor me 10 janar 2022 dhe u votua edhe nga disa deputetë që sot ankohen. Tu nxjerrë emrat.

Latest articles

Related articles