Thyen Rekordin Guinness,shqipetari teksa mban topin ndërron 23 fanella


Profesori Agim Agushi është tashmë një ndër shqiptarët që na kanë bërë krenarë kudo në botë. Ai ka fituar Rekordin Guinness, pasi është më i miri në mbajtjen e topit me kokë, duke ndërruar bluzat.

Agimi ka treguar se si arriti të fitonte Guinnessin, duke lënë mbrapa një amerikan, i cili kishte vetëm një bluzë më pak se ai.

Sakaq, Agushi theksoi se dita kur garojë ishte tepër emocionuese pasi ishte përvjetori i vdekjes së babait të tij.

Isha në Turqi ku në një kullë zhvillova ushtrimet 1250 shkallë. Mirëpo, në momentin e fundit kur isha në Stamboll, kulla nuk ishte e hapur për publikun pasi po rinovohet dhe ma caktuan pas 20 ditësh për të shënuar rekordin Guinness.

Në 23 dhjetor 2022 kam sfiduar rekordin e 10 Guiness, zhveshja e 23 fanellash. Këtë rekord e mbante nëj sportist nga Amerika me 22 zhveshje, unë për një fanellë më tepër arrita ta sfidojë rekordin e amerikanit. U mbajt më 23 se ishte data 23 dhjetor, 23 fanella dhe kompania që e organizoi kishte 23-vjetorin e krijimit. Mirëpo, i kam pasur edhe ato emocionet e përziera pasi më 23 dhjetor para 24 vitesh babai im i ndjerë ka ndërruar jetë. Kështu që gjatë zhvillimit të rekordeve i kisha emocionet e përziera. Mirëpo, nuk kam guxuar kurrë të dështojë sepse ia kam kushtuar edhe babait tim të ndjerë këtë rekord Guiness”, u shpreh ndër të tjera Agimi.

Latest articles

Related articles