Tabaku: Shqiptarët i pret një vit i vështirë, qeveria dështoi të merrte masa për t’i ndihmuar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka parashikuar një vit tjetër të vështirë ekonomikisht për shqiptarët.

Ajo tha se shteti dështoi që të marrë masa për të ndihmuar qytetarët me paketa të vazhdueshme, të paktën për shtresa të caktuara të shoqërisë.

“Edhe viti 2023 do vijojë të ketë të njëjtat shqetësime lidhur me ekonominë. Qeveria dështoi të marrë masa që të ndihmojë shumicën e qytetarëve. Qeveria duhej të ishte përpjekur që përfitimet nga rritja e taksave të hidhej në ndihmë të qytetarëve. Varfëria tregon se qytetarët janë sot në mëshirë të lëmoshës. Ne duhet të ngremë një sistem që ka në bazë tregun e lirë.

Kjo është arsyeja se përse shqiptarët largohen nga Shqipëria.

 

 

Politika e taksa është në dorë të qeverisë. Vendet të BE kanë hequr tvsh e ushqimeve të shportës, kanë shpërndarë ndihmë në kohë konstante për bizneset e grupet e veçanta sociale. Pra ishte masa që mund të merreshin si nga pikëpamja e taksave, me mbështetje sociale.

Qeveria me kokëfortësi ngriti dhe dy borde, duke lejuar kompanitë e karburanteve të bëjnë biznes me rritjen e çmimeve. Për mendimin tim është antikushtetuese dhe një mënyrë komuniste.

Besoj do jetë një vit i vështirë, është vit zgjedhjesh”, u shpreh ajo.

Latest articles

Related articles