Sot në orën 15:00 është mbledhur kryesia e degës së PD në Kurbin. Kryesia ka propozuar që për kryetar të Bashkisë Kurbin të kandidohet z.Genc Doçi. Genc Doçi shërben si mjek ortoped në spitalin bashkiak Kurbin. I propozuari si kandidat z.Doçi, ka shërbyer si drejtori i qendrës shëndetësore Fushkuqe, më pas në vitet 2011-2013 ka shërbyer si drejtor i spitalit Laç. Kandidati z.Doçi ka qenë edhe anëtar i kryesisë së PD Kurbin për dy mandate. Tashme pritet që PD Zyrtare e drejtuar nga z.Alibeaj ta zyrtarizojë përfundimisht kandidaturën e z.Doçi.