Një prej viktimave të vjedhjes së pastrueses Rozeta Dobi ka qenë edhe eksperti i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço.
Për mediat, Karamuço u shpreh se pastruesja në shtëpinë e tij vinte shumë rrallë dhe se kishte vjedhur vetëm unazën e martesës me dedikim.
Ai tregoi se ishte bashkëshortja e tij ajo e cila vuri re që unaza mungonte në shtëpi dhe bënë denoncim në polici.
Rozeta Dobi ka ardhur shumë pak herë te shpia. Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur.
Ishte bashkëshortja ajo e cila e vuri re. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur. Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”, tha Karamuço.