Gazetari Lavdrim Lita deklaroi se hakerat iraniane do kryejnë sulme të tjera kibernetike deri në zgjedhjet lokale që do zhvillohen më 14 maj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Lita u shpreh se për sulmet kibernetike, Irani po bashkëpunon me Rusinë.
“Përsa i përket Shqipërisë, armiku ynë i padeklaruar që na ka shpallur një luftë kibernetike, është Irani, në bashkëpunim me një vend tjetër që është Rusia, që ofron infrastrukturën e saj për të goditur sistemet tona.
Këto janë të bërë të qarta edhe nga investigimi i FBI, CISCO dhe Microsoft, pra që ka pasur një bashkëpunim. Nga gushti i këtij viti, ka një alert më të madh nga institucionet shqiptare për të përballuar këtë sulm, i cili, sipas mendimin tim do vazhdojë deri më 14 maj, në zgjedhjet lokale”, theksoi ai.