Kompania holandeze Lightyear ka prezantuar makinën e saj elektrike


Kompania holandeze Lightyear ka prezantuar makinën e saj elektrike të gjeneratës së dytë me energji diellore, e cila pretendon se do ta bëjë të lehtë, të përshtatshme dhe ekonomike blerjen e një automjeti elektrik.

Makina e re elektrike, e quajtur Lightyear 2 u prezantua në panairin CES në Las Vegas dhe është automjeti i dytë nga kompania pas Lightyear 0, që po prodhohet aktualisht në fabrikën Valmet Automotive në Finlandë.

Tashmë ekziston një listë pritjeje për automjetin, për të cilin Lightyear pretendon se do të kushtojë nën 40,000 euro. Kjo është më shumë nga objektivi që kompania i vendosi vetes në nëntor (30,000 euro), por ende gjashtë herë më lirë se Lightyear 0 që kushton 250,000 euro.

Lightyear planifikon të fillojë prodhimin e modeli Lightyear 2 në vitin 2025 dhe synon ta shesë atë në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i kompanisë është të dorëzojë 100 mijë njësi në vit.

Prodhuesi pretendon se Lightyear 2 do të ketë një rreze prej 800 kilometrave dhe do të prodhojë gjysmën e sasisë së CO2 gjatë jetëgjatësisë së tij në krahasim me një automjet tradicional elektrik me bateri, duke e bërë atë automjetin me karbonin më të ulët në treg.

Pritet që Lightyear 2 të ndajë disa elementë me Lightyear 0. Megjithatë, asnjë informacion rreth fuqisë, baterisë ose performancës së modelit 2 nuk është publikuar ende. Lightyear 0 ka një motor në çdo rrotë dhe një bateri 60 kWh, e cila i jep një distancë të pretenduar prej 997 kilometra dhe një kohë modeste 0-100 km/h prej 10 sekondash.

Latest articles

Related articles