Inter në kërkim të çerekfinales së Kupës së Italisë :Kristian Asllani titullar

Interi e pret sonte në Meazza skuadrën e kategorisë së dytë Parmën në tentim për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë

Interi do të luan kundër Parmës në stadiumin Giuseppe Meazza në 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Kjo është ndeshja e parë e këtij rrethi dhe çerekfinalisti do të përcaktohet sonte brenda 90 minutave lojë apo kohës shtesë dhe penalltive nëse ka nevojë.

Fituesi i këtij çifti do të luajë kundër Atalantas apo Spezias në çerekfinale.

Inter janë fitues të Kupës së Italisë pasi që mposhtë Juventusin në kohën shtesë sezonin e kaluar. Në anën tjetër Parma eshte  në Serie B dhe u kualifikua në këtë fazë pasi që mposhtë Salernitanan dhe Barin.

Kristian Asllani ka startuar nga minuta e parë për Interin në këtë ndeshje kurse në sulm për Zikaltërit ka startuar Lautaro dhe Correa.

Për Parmën në anën tjetër ka startuar portieri legjendar, Gianluigi Buffon.

Latest articles

Related articles