Hugo Lloris i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Francës

Hugo Lloris i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Francës. Lajmin e bëri të ditur portieri, rekordmen për paraqitjet me “Les Bleus”. Dhjetra mesazhe për të, para së gjithash nga shokët e skuadrës, që vërtet ndanë një mijë e një beteja së bashku.

Lloris fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 dhe ishte protagonist në atë të Katarit, ku iu afrua trofeut. Një simbol i vërtetë i kombëtares transalpine, me të cilën luajti katër Kupa Bote. Në konferencën në të cilën ai përshëndeti kombëtaren foli edhe për Benzema dhe Emiliano Martinez.

Si kapiten ai nuk u fsheh kur flitej për Benzema,të gjithë ishim të befasuar. Ajo që ne lojtarët përjetuam me largimin e tij ishte kjo: stërviteni në mbrëmje, ai lëndohet, shkoni në shtrat dhe të nesërmen kur ngrihesh të thonë që Karim ka ikur. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. U paraqit si problem mjekësor dhe ne lojtarët e zbuluam në mëngjes. Ka shumë gjëra që janë thënë, të cilat janë të rreme ose qesharake.

Më pas, portieri i Tottenham lançoi trashëgimtarin e tij, i cili është Mike Maignan. Kombëtarja është gati të vazhdojë pa mua. Franca ka edhe një portier tjetër, që është gati. Personalisht dua të kem pak kohë për veten, familjen, fëmijët e mi. Duke qenë portier i kombëtares franceze për 14 sezone e gjysmë është krenari, por gjithashtu rraskapitëse mendërisht”.

Nuk kam pasur shumë sukses me penalltitë në karrierën time. Ka portierë që janë më të suksesshëm se të tjerët. Në realitet, ka disa gjëra që nuk di t’i bëj: të luaj rreth portës, të destabilizoj kundërshtarin. Unë jam racional, shumë i sinqertë për ta bërë këtë në fushë. Nuk di të fitoj kështu, edhe pse as nuk doja të humbisja ashtu.

Latest articles

Related articles