Emrat e dy trafikantëve të kapur në Tiranë. Iu sekuestruan edhe 3 makina luksoze

Arber Bardhi, 25 vjeç dhe Vilson Çepele 38-vjeç kanë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë shpërndarë doza të dograve të forta kryeqytet, por kryesisht në lokalet e natës.

Në kërkim është shpallur dhe një 26-vjeçar me iniciale E. Ç., i cili rezulton të ketë bashkëpunuar me dy të rinjtë e tjerë në aktivitetin e paligjshëm.

Atyre i është gjetur dhe i është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë prej 400 gramësh, një shumë parash 76 800 lekë dhe 175 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.

3 të rinjve i janë sekuestruar po ashtu dhe 3 makina luksoze. Janë sekuestruar një tabelë policie, 5 aparate celulare e peshore elektronike.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Latest articles

Related articles