Spartak Dobi “pendohet”: Nuk e kam takuar Ulsi Manjën, nuk kam asnjë shok ministër moj zonjë

Familja Dobi është kryefjala e momentit. Mënyra sesi një pastruese e thjeshtë bashkë me djalin, Havierin, ia dolën të vidhnin 540 mijë euro të paktën para cash dhe një vlerë marramendëse stolish me vlerë, ka lënë pa fjalë edhe “skifterët” më profesionistë që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. Por edhe pse dje tha se kishte takuar ministrin Ulsi Manja, i cili i kishte premtuar lirimin e djalit, sot ka ndërruar mendje. Ai është tërhequr nga kjo deklaratë, dhe ka dhënë një version tjetër në një intervistë në Euronews Albania.

 “S’kam takuar ministër moj zonjë. I kam çuar letër zotit Manja. Ne letër kërkoja lirimin e djalit, pasi djali është i mitur”, tha Spartak Dobi.

Deklarata vjen disa orë pasi ministri Ulsi Manja mohoi të kishte njohjen me ish-policin e dalë në pension dhe akuzonte mediat për keqpërdorim të situatës.

Latest articles

Related articles