“Politika e vitit që lamë pas”, Çollaku: Ngjarja e 8 janarit ishte ditë turpi për PD

Ka nisur sot emisioni “Me Xhaxhiun” për vitin e ri 2023 me të ftuarin e parë të këtij viti i cili është Kreshnik Çollaku i cili është deputet i Partisë Demokratike, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Kombëtar kësaj partie. Temë diskutimi do të jetë viti politik që lamë pas.

Biseda filloi me një foto të një varreje e cila u shfaq në dyert e brendshme të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për ngjarjen e 8 janarit në ambientet e PD.

Çollaku: Ishte pikërisht kjo foto që zgjodha ta përcaktojë vetëm me një fjalë atë ditë, ditë turpi. 8 janari ka qenë dita më dramatike dhe më e turpshme në historinë forcës time politike, më vjen keq ta them këtë. Forcës që simbolizojë shumë shpresa dhe i dha vendit shumë arritje të mëdhaja por mjerisht përfundon në këtë situatë ku një varre godet mbi siglën e kësaj force. Është një ditë që ishte e vështirë dhe PD do ta vuaj shumë gjatë pavarësisht se ne do të mundohemi ta harrojmë, do të jetë e vështirë sepse ngjarja ishte e paprecedentë, përveç se turp s’kam asnjë gjë çfarë të them.

Partia Demokratike na ka përpara një testi të mençurisë që në rast se e kalojmë ka zgjidhje por në rast se ne dështojmë në të kuptuarit se çfarë po ndodh pikëpyetjen janë atje. Shanset janë gjysëm për gjysëm. Berisha është boll në 2023. Kam kaluar një jetë të gjatë me Berishën dhe ka pasur përplasje e mosmarrëveshje, por kemi rigjetur ribashkimin dhe i njoh meritat në arritjet e pamohueshme, patjetër i njoh kritikat, forcën dhe karizmat e tij gjithashtu. Mendoj se sot zoti Berisha ka peshën dhe përgjegjësinë shumë të madhe të shpëtimit të kësaj katastrofe deri në asgjësim ose të një mundësie për gjithë këtë forcë politike që personalisht Berishën e kanë mbështetur, dashur e nderuar si askënd në asnjë histori tjetër Ballkanike.

Latest articles

Related articles