Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Rozeta Rakipllari dhe Havier Dobin.

Vodhën mijëra euro nga banesa e ish-zyrtares, arrest me burg për nënë e bir

Albanian Daily News
Ata u arrestuan dy ditë më parë me akuzën e vjedhjes së mijëra eurove në banesat ku 49-vjeçarja punonte si pastruese. Nënë e bir akuzohen se kanë vjedhur rreth 700 mijë euro.

 

Rozeta Rakipllari, së bashku me djalin e saj Havier Dobin është autore e vjedhjes së  524.800 eurove, 8500 dollarëve dhe 368.000 lekëve të rinj si dhe aksesorë flori, në banesën e Alda Klosit alias Çiko, e cila ka qënë Drejtore Kabineti pranë ish-ministrit të Rindërtimit dhe ish-Zv/kryeministrit të vendit, Arben Ahmetaj.

 

Latest articles

Related articles