Sipas disa mediave italiane, ikona e Romës, Totti, po hetohet për pastrim parash
Ish-futbollisti besohet të jetë i përfshirë në “transaksione të dyshimta” të lidhura me operacionet e kazinosë.
Dyshimet kanë bërë që hetuesit të kontrollojnë llogarinë e tij bankare, shkruan gazeta ‘La Verita’.
Sipas raportit, Totti do të kishte kontribuar më shumë se 80,000 euro për një pensionist. Prej aty paratë mësohet se i janë transferuar mikut të italianit.
Transaksioni besohet të jetë i lidhur me bastet. Megjithatë, hetuesit nuk mund të thonë me siguri se ku kanë shkuar paratë dhe kanë dyshime të forta për destinacionin e vërtetë të parave.
Sipas ‘Football Italia’, ka më shumë transaksione të dyshimta, me vlerë milionëshe, mes Tottit dhe mikut të tij që mund të lidhen me operacione në kazinotë në Las Vegas, Monte Carlo dhe Londër.