Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike Endri Hasa përmes një komunikimi publik ka kujtuar 1 vjetorin e sulmit barbar ndaj selisë së PD nga falangat kriminale të Sali Berishës.
As në imagjinatën më të largët nuk e kam besuar kurrë që demokratët do të vendoseshin në këtë pozitë!
Turp për këdo që orkestroi dhe nxiti dhunën ndaj familjes tonë politike!
Nuk behet politike me dhunen, dhe me 8 janar 2022 mjetet politike mbaruan! Kush nuk e ka kuptuar ende këtë ose ka interesa okulte ose thjesht është gabimisht në politikë.
Fatkeqësisht dhe sot 1 vit pas 8 Janarit, ka nga ata që vazhdojnë te fshihen pas gishtit dhe nuk e kanë kuptuar ende që PD mund të ekzistojë vetë si një parti perendimore dhe të gjithë duhet te distancohemi perfundimisht nga te gjithe ata qe nuk e perfaqesojne këtë.
Fatkeqësisht në 32 vjet demokracia shqiptare bashkë me PD ngelën peng e mentalitetit komunist dhe e Politikës që gatoi Ramiz Alia dhe Partia e Punës.
Për ta bërë Shqipërinë Europiane duhet shumë punë dhe duhen njerëz kurajoz!
Shqiptarët kanë nevojë për një politikë të pastë e bërë nga njerëz të lirë që duan të punojnë për Shqipërinë Europiane, kanë nevojë për një Shqipëri ku 1997 dhe 8 janari të mbahen mend thjesht si ëndërr e keqe.
Besoj çdo ditë e më shumë të gjithë po e kuptojnë që ka ardhur koha që të shohim drejt së ardhmes!