Partia Demokratike  dhe zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023  

 

Nga Skënder Sadri KAPITI

Problemi më i madh për shqiptarët sot është keqqeverisja e Partisë Socialiste , korrupsioni, vjedhja dhe krimi institucional e shtetëror i saj, dhe se duhet  sa më parë që kjo qeveri të ndëshkohet e të dëbohet nga pushteti dhe jo të pritet deri në vitin 2025. Kjo duhet të ishte kauza e Partisë Demokratike të cilën e ka Basha dhe elita e re politike e PD-së institucionale të cilën  e sabotoi rëndë për intersa personale dalja ne skenë e Foltores anti-PD, anti-Basha e anti-SHBA.

Rilindja, Foltorja dhe Partia e Lirisë janë maskat mashtruese të tranzicionit korruptiv të cilat duan ta mbajnë peng tranzicionin dhe  ta ruajnë status quonë, janë të së njëjtit soj që mbështesin e mbrojnë njëri-tjetrin prej 30 vitesh.Me 14 Maj 2023 zhvillohen zgjedhjet e pushtetit lokal.Njerëzit janë lodhur dhe janë teper të zhgënjyer nga keqqeverisja e rilindjes , si ajo qëndrore ashtu edhe nga ajo vendore.Nuk e di se cfarë dështimesh, skandalesh dhe cfarë lloj korrupsioni e hajnije  ka mbetur pa bërë akoma keqqeverisja socialiste për të mos u ndëshkuar me 14 Maj 2023.

Por nuk do të mundet që ta bëjë ndryshimin kurrë aleanca e Foltores me ishLSI-në të konvertuara e të bashkuara nën maskën si  “Partia e Lirisë”.

Prandaj PD- ja fiton, por jo me kandidatura nga të Foltore-LSI-së( Partia e  Lirisë), por PD-ja fiton si Partia institucionale me Bashën dhe me  elitën e re politike nën drejtimin e saj,   dhe me grupin drejtues të  foltoristëve e Berishën jashtë saj.

Shqiptarët nuk besojnë më te dy karakatinat  e  vjetra të “Trekëndëshit të Bermudës, Meta-Berisha, të cilët janë shkaktarët e humbjes katastrofike të Partisë Demokratike në vitin 2013 dhe në vazhdimësi.Nuk mund të fitojnë kandidaturat e Metaj-Berishës sepse njëri është i shpallur non grata nga SHBA e Britania dhe tjetri si ishspiun i regjimit komunist.

Dhe jo vetëm kjo, por nuk mund të fitojnë kandidaturat e tyre sepse opinioni nuk ka pikë besimi te keta dy individë.

Sado e përsosur që të jetë kandidatura e nxjerrë për kryebashkiak nga konglomerati politik “Partia e Lirisë” ajo perceptohet te publiku si kukull e Berishës dhe e Metës me të cilët është ngopur politika dhe shoqëria shqiptare.Nuk fitojnë kandidaturat e Foltores e të LSI-së për faktin se  Partia Socialiste ka një armë të fortë për t’ia servirur publikut; ka imazhin e turpshëm  sulmit banditesk të Foltores kundër Selisë së Partisë  Demokratike institucionale me 8 Janar 2022 dhe që është një rast unikal në botë ku një Parti politike sulmohet dhunshëm nga vetë partia.

Partia Socialiste do e shfrytëzon mirë   këtë akt vandal dhe protestat në mbrojtje të korrupsionit dhe të mbrojtjes së të shpallurve non grata nga SHBA të organizuara nga Foltorja; PS ka si material politik edhe protestën anti Samitit të BE-së që u mbajt në Tiranë me 6 Dhjetor 2022.

Tashmë ka dështuar edhe manovra gënjeshtare e mashtruese se Foltorja po bën bashkimin e Partisë Demokratike; këtë jo se jo,  por përkundrazi, Foltorja po shërben si patericë e Ilir Metajt dhe vetëm sa e ka thelluar shumëfish përcarjen e demokratëve, gjë e cila ka bërë të mundur reduktimin e Foltores  rreth një grupi të ngushte interesi të cilëve nuk u interson interesi as ai i PD-së dhe as ai publik dhe kombëtar por vetëm ai personal për të mbijetuar përjetësisht në politikë disa individë që kanë mbërthyer foltoren.

Fitorja e Partisë Demokratike institucionale varet nga shkalla e emancipimit dhe e ndërgjegjsimit të antarësisë së Partisë Demokratike për të votuar kandidatët e PD-së institucionale të Bashës dhe Alibeajt dhe jo duke shkuar verbërisht pas Foltore-LSI-së  gjë e cila con ujë te Rilindja e Edi Ramës..

Foltorja i përket së shkuarës që tashmë shihet e dështuar, e konsumuar  dhe e shterruar politikisht. Foltores nuk i intereson fitorja, sepse foltorja e di se ajo nuk fiton , por foltores i intereson humbja e Partisë Demokratike institucionale , sepse humbjen e PD-së foltorja mundohet ta sjellë pastaj si justifikim për t’u justifikuar mashtrueshëm, djallëzisht dhe me  arrogancë para së djathtës shqiptare, para opinionit  dhe para ndërkombëtarëve se Berisha dhe e vjetra e PD-së janë aktorë  dhe faktorë politik që meritojnë vëmëndje; por  edhe si hakmarrje kundër shpalljes non grata nga SHBA, dhe kundër edhe asaj  se Basha është partner i besueshëm  i SHBA-ve.Aleanca Foltore-LSI plus Rilindja e Ramës  janë komponentë përbërës, janë kulmet e “Trekëndëshit të Bermudës”

 

Latest articles

Related articles