Gjermania planifikon t’i dorëzojë Ukrainës automjetet luftarake të këmbësorisë, tip ”Marder”, të premtuara në tre muajt e parë të vitit të ri, tha sot zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit.
”Dorëzimi do të përfshijë 40 automjetet me të cilat mund të pajiset një batalion”, tha ai.
Sipas ekspertëve, trajnimi i ushtarëve ukrainas të planifikuar në Gjermani për këtë qëllim do të zgjasë rreth tetë javë.
Pala amerikane do të trajnojë gjithashtu ukrainasit në automjetin e saj luftarak të këmbësorisë ”Bradley”.
Nuk dihet ende nëse trajnimi do të zhvillohet në SHBA apo në Gjermani.
SHBA dhe Gjermania i kanë premtuar gjithashtu Ukrainës sistemin raketor të mbrojtjes ajrore ”Patriot” dhe do të trajnojnë ukrainasit