“Zonja e vjetër” të shtunën në mbrëmje fitoi përballë Udineses, ndonëse me vështirësi.
Golin e vetëm në fitoren 1:0 në xhiron e 17-të të elitës së futbollit italian, e shënoi braziliani Danilo, që u asistua nga Federico Chiesa.
Danilo realizoi në minutën e 86-të.
Para nisjes së takimit pati një minutë heshtje për të nderuar legjendat e futbollit italian, Gianluca Vialli dhe Ernesto Castano, që vdiqën në fillim të këtij viti.
Juventusi tani ka 37 pikë dhe ka hyrë seriozisht në garë për titull kampioni, ndonëse me konkurrentë të fortë sivjet.
Udinese mbetet në mesin e tabelës me 25 pikë.