Deputeti Etjen Xhafaj drejt kandidimit për Bashkinë Vlorë


Deputeti Etjen Xhafaj është propozuar nga strukturat e PS Vlorë si kandidat potencial për Bashkinë Vlorë. Burime brenda degës së PS Vlorë bëjnë me dije se ai ka qenë edhe pjesë e një sondazhi të kryer javët e fundit.

Kush është Etjen Xhafaj? Ai është politikan. Ka lindur në Vlorë, më 6 Prill 1982. Pasi kreu studimet e hershme në Vlorë dhe Tiranë, ai përfundoi shkollën e mesme në Southwestern Academy, CA, USA. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Schiller International University, në Kampusin e Parisit, Francë, pasi kishte studiuar për dy vjet në Philadelphia PA. Në vitin 2016 Xhafaj përfundoi studimet Master për Administrim Publik në Kennedy School of Government, Harvard University.

Etjen Xhafaj
Pas përfundimit të studimeve universitare Etjen Xhafaj u kthye në Shqipëri, ku filloi karrierën e tij si bashkëpunëtor dhe më pas Drejtues Programi me Korporatat Vullnetare të Shërbimeve Financiare, një projekt i financuar nga USAID, duke ofruar ndihmë teknike në sektorin financiar. Nga viti 2008 e në vazhdim ai ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në politikë në Shqipëri dhe në rajon, duke punuar me partitë e krahut të majtë. Nga viti 2006 deri në vitin 2013 ai ishte opinionist me Albanian Daily News, si dhe kontribues në botime të tjera. Nga viti 2013 dhe në vazhdim Z. Xhafaj punoi në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, fillimisht si këshilltar (Shtator 2013) dhe më pas si Drejtor Kabineti (Dhjetor 2013 deri në Qershor 2015). Ndërsa ndiqte Masterin e ai punoi si studiues në Qendrën për Zhvillim Ndërkombëtar, Kennedy School of Government, Universiteti i Harvardit. Pas përfundimit të programit Etjen Xhafaj u kthye në Shqipëri, për të punuar si Drejtor Kabineti në Ministrinë e Financave, deri në Qershor 2017. Z. Xhafaj ka mbajtur postet e Zv. Ministrit në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme[1] dhe Zv.Ministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë[2].

Latest articles

Related articles