Duke tentuar që të rikthehet në një traditë të mirë, media Euronews, ka mbi një vit që ka nisur të paraqesë çdo javë të dhëna bazuar mbi sondazhe në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët për çështje të ndryshme. Sondazhi mbi figurat politike i këtij viti jep disa fakte interesante që duhet gjithsekush t’i ketë parasysh.
1. Thuajse një vit e katër muaj pas nisjes së lëvizjes Foltore, që duhet të rikthente konservatorizmin dhe opozitën e vërtetë në vend, Sali Berisha dhe mbështetësi i tij Ilir Meta kanë dështuar të rriten në pëlqime në Shqipëri. Kurba që paraqititet nga sondazhet e kryera nga Barometri treguan se Rama ndonëse me dy ministra te arrestuar dhe me një deputetët tjetër pas hekurave, më shumë se sa çdo kryeministër tjetër gjatë tranzicionit, është akoma më i pëlqyeri përpara shqiptarëve.
Sali Berisha vazhdon të zhgënjejë duke dëshmuar se shqiptarët nuk janë të bindur nga figura e tij që është shpallur si nongrata për korrupsion dhe minim të demokracisë në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar. Edhe Ilir Meta që së bashku me Berishën dhe Ramën kanë zaptuar mediat duke dalë përditë vazhdon të jetë në kuota qesharake dhe inekzistente duke shkuar në 4%.
2. Papëlqyeshmëria e Berishës duket se është rritur në muajin dhjetor, në të kryetari i lëvizjes anti-amerikane organizoi një protestë kundër samitit të BE për Ballkanin Perëndimor. Në një sondazh të mëhershëm rezultoi që një pakicë e papërfillshme si 0.3% e shqiptarëve besonin se Shqipëria nuk duhet të integrohej në Bashkimin Europian. Me sa duket qytetarët e kanë ndëshkuar Berishën dhe Metën për sjelljen e tyre anti-perëndimore duke rritur pakënaqësinë ndaj tyre në muajin dhjetor.
Megjithëse gjatë asaj proteste Berisha u sulmua fizikisht dhe Foltorja u përpoq që ta trajtonte si një sulm të orkestruar ndaj tij, pëlqyeshmëria e Berishës në publik pati rënie me thuajse 5 pikë në raport me sondazhin e mëhershëm.
3. Shkatërrimi i figurës së Metës ishte një tjetër mesazh që rezonoi qartë jo vetëm për shqiptarët por edhe për ata demokratë që besojnë se bashkimi me Metën mund t’u japë demokratëve fitore. Një zhbërje e figurës së Metës qe e pritshme duke qenë se figura me peshë elektorale në forcën e tij të re/vjetër politike janë duke u larguar drejt PS apo duke u distancuar nga politika. Largimi i Agron Çelës mund t’i hapë telashe të mëtejshme ish presidentit dhe liderit të Partisë së Lirisë që është në nivelin e pëlqyeshmërisë 4%.
4. Pengmarrja që i kanë bërë opozitës dyshja Berisha-Meta po thellon edhe më shumë fitoren e Ramës që aktualisht drejton një nga qeveritë më të korruptuara. Me dy ministra në burg, me një deputet në qeli dhe me të tjerë që përfliten ai është në kushte komode kur përballë tij ka figurat e përbuzura të dyshes Berisha-Meta. Investimi i tij është që të mbajë në lojë sa më gjatë të jetë e mundur këto dy figura për të zhdukur gjithnjë e më shumë opozitën dhe për të qenë ai “e keqja më e vogël që zgjidhet nga halli”.