Zgjedhjet e 14 majit si rrugë për t’u ndarë nga politika e gabuar

Në 14 maj të këtij viti forcat politike do të përgatiten për të hyrë në zgjedhjet lokale ku qytetarët do të zgjedhin për atë që do të drejtojë bashkinë e tyre. Janë një palë zgjedhje që kanë rëndësi për konfigurimin politik dhe mbi të gjitha një skedulim për atë që duhet të bëjnë forcat politike në zgjedhjet e përgjithshme.

Diskutimi publik i shtyn njerëzit të mendojnë se zgjedhjet vendore të 14 majit nuk kanë ndonjë rëndësi në lidhje me zgjedhjet e përgjithshme. Në fakt, në rastin e Shqipërisë, zgjedhjet vendore janë një tregues i transformimeve që kanë forcat politike. Prandaj zgjedhjet e këtij viti janë të dobishme për të kuptuar akoma më mirë si duhet operuar dhe nëse do ketë ndonjë shans ndryshimi real në vitin 2025.

Së pari, zgjedhjet e 14 majit vijnë në një periudhë tensioni brenda Opozitës dhe Partisë Demokratike. Ndarja që ajo ka është thuajse definitive me Sali Berishën dhe deputetët që e ndjekin Berishën. Kryetari i PD, Lulzim Basha, në 9 shtator përjashtoi nga grupi Berishën, më pas agravimi i situatës e dërgoi atë ta përjashtonte fillimisht nga institucionet e larta të PD dhe më tej nga Partia Demokratike.

Kjo do të thotë që PD duhet të rikuptojë dhe rikonceptojë veten e saj brenda një kornize ku për të dytën herë në radhë Sali Berisha nuk do të konkurojë me logon e PArtisë Demokratike. Forca politike opozitare më e madhe në vend do duhet jo vetëm të rishpikë veten e saj por edhe të rezonojë e besuehsme tek qytetarët për të përcjellë nevojat imediate të qytetarëve.

Ajo duhet që të paraqesë jo vetëm një analizë të mirë të veprave që ka kryer Partia Socialiste në 60 bashkitë që po drejton, por njëkohësisht edhe të apraqesë një alternativë të besueshme. Kjo, nuk mund të ndodhë nëse PD nuk ngre shtabe elektorale që do të duhet të merren së pari me mesazhet që duhet të përcillen, analizën e shqetësimeve por edhe shpërndarjen në zona për të lexuar mendimet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Më tej duhet të përqëndrohen energjitë tek ekipi dhe kandidati që do të propozohet. PD duhet ta ketë të qartë që sot jetike në zgjedhjet vendore është jo vetëm kandidati por edhe Këshillat Bashkiake. Megjithëse lënia e zgjedhjeve në vitin 2019 qe një gabim strategjik, jo çdo gjë vjen për keq. Kjo forcë politike e kishte mbushur Këshillin bashkiak jo rrallë me disa individë që nuk përfaqësonin as interesat dhe as frymën e një partie moderne. Sot, ajo ka mundësi që të prodhojë një Këshill Bashkiak anëtarët e të cilit janë oportuniteti për një fitore të mundshme në 2025.

Këtu lind nevoja dhe domosdoshmëria e një force politike që duhet të ofrojë jo vetëm kandidatë për bashkinë dhe Këshillin Bashkiak por edhe një ofertë të qartë për çdo bashki. Nevoja për këto zgjedhje është e madhe më së pari për të dëshmuar që 6 marsi 2022 ishte një aksident që nuk do të përsëritet dhe më së dyti sepse PD duhet të tregojë që do ta tejkalojë shantazhin Berisha-Metaj.

Disiplina e kësaj force politike është jetike që ajo të korrë suksesin që kërkon, apo dhe t’i afrohet këtij suksesi, duke iu përgjigjur sfidave aktual dhe në fund duke ndërtuar një ofertë për çështjet lokale. Më tej duke reflektuar aureolën e këtyre ndryshimeve në pushtetin qendror në zgjedhjet e aps dy viteve.

Latest articles

Related articles