VIDEO| Arrestimi i djalit të ‘El Chapos’, ja momenti kur policia i shkon në shtëpi: Duart lart…dil, dil, dil

Momenti i arrestimit të djalit të bosit të drogës “El Chapo”, Ovido Guzman, është bërë publik në media. Në pamje shihet policia e mobilizuar dhe teksa pret pak para hyrjes, hapet dera nga nëna e Ovidos.

“Kujdes! Dil, dil, dil. Qetësohuni zonjë. Ngri duart lart… më trego duart. Kaloni ju lutem, kaloni, dilni”, dëgjohet që i thotë policia. Më pas ata e mbështesin pas murit për ta kontrolluar.

Që prej këtij momenti anëtarët e kartelit Sinaloa dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë nisur sulme të dhunshme në rajon, duke qëlluar policë dhe ushtarë, duke djegur automjete dhe duke bllokuar rrugët përgjatë bregut të Paqësorit. 19 anëtarë të kartelit të drogës dhe 10 ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve me armë zjarr mes të dyja palëve.

Latest articles

Related articles