Një gjyqi për evazion fiskal për nobelistin për Paqen, Ales Bialiatski ka nisur në Bjellorusi, ku aktivisti i të drejtave të njeriut rrezikon deri deri në 12 vjet burg nëse shpallet fajtor.
Bialiatski dhe punonjës të tjerë të qendrës së të drejtave të njeriut Vyazna akuzohen se nuk kanë paguar 47 000 dollarë taksa ndërmjet viteve 2013 dhe 2020.
Pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat nuk u njohën ndërkombëtarisht, presidenti aktual Alexander Lukashenko shpalli fitoren.
Protestat masive kanë shpërthyer në Bjellorusi, një ish-republikë sovjetike, të cilën autoritetet e kanë shtypur me forcë.
Vyazna, e themeluar nga Bialiatski në vitin 1996, ka regjistruar raste të shumta të torturës dhe shkeljeve të tjera të të drejtave të njeriut nga policia dhe ka ndihmuar protestuesit të gjejnë dhe të paguajnë avokatët.
Si rezultat, Vyazna gjithashtu u sulmua nga autoritetet. Pas kontrolleve të shtëpive, Bialiatski, tani 60 vjeç, dhe punonjës të tjerë të qendrës për të drejtat e njeriut u arrestuan në korrik 2021.
Bialiatski ishte dënuar më parë me 4.5 vjet burg në vitin 2011 për akuza të ngjashme, por u lirua në fillim të vitit 2014. Ndërkombëtarisht, studiuesi i letërsisë konsiderohet i burgosur politik.