Legjenda e muzikës italiane Adriano Celentano feston 85-vjetroin e lindjes

Simboli i muzikës italiane por dhe këngëtari i dashur për shqiptarët Adriano Celentano, feston sot 85-vjetroin e lindjes.
I njohur me emrin “Il Molleggiato”, Celentano ka lindur më 6 janar të vitit 1938 në Milano.
Fillimisht Celentano ka punuar si orëndreqës, kur në vitin 1956 re la atë zanat për t’u bashkuar një grupi muzikor të zhanrit rock and roll i quajtur “Rock Boys”
Ndër këngët më të suksesshme të tij është “Vorrei sapere perche”. Po ashtu Celentano ka qenë dhe pjesë e kinematografisë, ku ka luajtur në filmat si “Il ragazzo del juke caserta”, “La Dolce Vita” përgjatë viteve ’90.
Në nder të muzikës dhe dashurisë që ai ka përcjellë gjatë gjithë karrierës së tij muzikore, Celentano ka marrë urime nga e gjithë bota.

 

Ja fjalët e tij më të bukura:

Duke numëruar vitet e mia kam kuptuar se kam më pak kohë për të jetuar nga këtu e tutje sesa kam jetuar tashmë… Ndihem si ai fëmija që fitoi një kuti me karamele dhe të parat i hëngri shpejt, por kur vuri re që kishin mbetur pak, ai filloi t’i shijojë ato me qetësi…

Tani e tutje nuk kam kohë të duroj njerëz absurdë që pavarësisht moshës së tyre nuk janë rritur ende… Nuk i duroj manipuluesit dhe oportunistët…

Dua të jetoj pranë njerëzve shumë njerëzorë, që dinë të buzëqeshin me gabimet e veta, qe nuk fryhen me “fitoret”e tyre, që nuk e konsiderojnë veten “të perzgjedhur” përpara se t’i zgjedhim ne, që nuk ju ikin përgjegjësive të veta, që mbrojnë dinjitetin njerëzor, që duan të jenë në anën e së vërtetës dhe të ndershmërisë dhe për të cilët gjëja më thelbësore është ajo që e bën jetën t’ja vlejë për t’u jetuar…

Po… Unë nxitoj të jetoj jetën me intensitetin që vetëm pjekuria mund të më japë… Kërkoj të mos harxhoj asnjë “karamele” të vetme nga ato që më kanë mbetur pa i shijuar.

Koha që kemi në dispozicion është e lirë, por nuk ka çmim.
Ju nuk mund ta zotëroni, por mund ta përdorni atë!
Ju nuk mund ta mbani, por mund ta shpenzoni atë!
Pasi ta humbni, nuk mund ta ktheni kurrë më!
Qëllimi im është që më në fund të kënaqem në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time. Shpresoj edhe ju… sepse në një mënyrë apo në një tjetër të gjithë luftojmë për një të ardhme më të mirë…

Latest articles

Related articles