“Deputetë e ish-ministra”, Lita zbulon emrat: Dumani të firmosë urdhër-arreste

Gazetari Lavdrim Lita tha se SPAK duhet t’i bëjë vettingun politikës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se tashmë dhjetëra dosje janë mbyllur dhe kreu i SPAK Altin Dumani sipas tij duhet të firmosë urdhër-arreste.

Ai kujtoi dosjet për teatrin dhe shumë dosje të tjera ku dyshohet se janë të përfshirë deputetë dhe ish-ministra, të cilat qëndrojnë në sirtar.

“Dhjetëra dosje tashmë janë të mbyllura, ai duhet të firmosë urdhër arreste që këtë vit të jetë një vit i suksesshëm për reformën në drejtësi. SHBA dhe BE kanë investuar për të reformuar drejtësinë e Shqipërisë për të pastruar Shqipërinë e jo për të pastruar drejtësinë nga vetja e tyre. SPAK duhet t’I bëjë vettingun politikës, pra përveç krimit të organizuar, një nga detyra e SPAK është hetimi i korrupsionit në nivele të larta dhe kjo bëhet vetëm me ndjekje penale.

Dosja për teatrin kombëtar e Ervin Kondilit ka tre vite, nuk ka pse qëndron në sirtar. Dosja e sterelizimit ka tre vite që po hetohet. Tani është momenti për aksion. Kim i ka dhënë mbështetje Dumanit që duhet të fillojë të firmosë, firma e tij i çon disa njerëz para drejtësisë, e do jetë Gjykata ajo që do vendosë nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm.”- tha ai.

Latest articles

Related articles