Pak muaj para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të enjte se qeveria ka planifikuar ndërtimin e tre stadiumeve të reja në qyetete të ndryshme.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë bën me dije se konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës do të nisin gjatë pranverës.
“3 stadiume të reja nisin me 3 konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë”, shkruan Rama në facebook, krahas së cilës ka shpërndarë një foto nga shënimet e mbajtura në mbledhjen e qeverisë.