Pse Berisha po shantazhon SPAK – REDAKSIONALE

Vizita e parë e ambasadores së SHBA Yuri Kim në zyrën e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani është përcjellë me reagimin nervoz të familjes Berisha, i cili e quan “vizitë guvernatoreje”.

Sali Berisha po i fsheh demokratëve diçka të madhe. Ai është subjekt i disa hetimeve të njësisë speciale antikorrupsion, SPAK, si për Gërdecin, përvetësimin e kompleksin Partizani, DIA-CEZ ashtu edhe për sulmin ndaj selisë së PD të 8 janarit të vitit të shkuar. Ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kryeministër nga 2005 deri në 2013.

Mbrojtja që Berisha i bën vetes dhe familjes së tij është sulmi i paprinciptë ndaj çdokujt që cënon interesin e tij. Edhe ndaj SPAK. Ai e ka treguar vetë pse i bën sulmet. Me datë 10 maj 2022, i ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, ish kryeministrit Berisha i shpëtoi goja duke pranuar se i bën presion SPAK, bashkë me Metën. Ai e bëri këtë koment teksa komentoi deklarata e Ramës dhe Manjës.

“Le të hapin 30 po ti bëjë. Mua të më mbajnë në presion ata? I mbaj unë në presion ata. Kanë vite që kërkojnë dhe nuk gjejnë asgjë. Kanë tmerr nga unë dhe Meta. Në opozitë do të jemi bashkë. Edhe për Metën le t’i nxjerrin” – tha Berisha.

Ish kryeministri Berisha nuk ka sulmuar ende kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, për të cilin në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, tha para disa vitesh, se ishte “një prokuror komunist, por i ndershëm“.
Sa i ndershëm mund të jetë një komunist këtë gjë e di vetëm Berisha, që komunist ka qenë nga 1979 deri në 1991, me tesër e detyra partie, madje edhe me foto familjare me Enver Hoxhën.

Latest articles

Related articles