Motra drejtoreshë e Veliajt e arrestuar për mashtrim, Vëllai nënkryetar bashkie jep dorëheqjen

Ka dhënë dorëheqjen nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Johan Sterjo. Mësohet se ai ka dorëzuar dje dorëheqjen ndërsa firmosja u bë sot.

Sterjo ka qenë i komanduar në këtë post, ndërkohë që momentalisht vijon detyrën si drejtor i Ujësjellësit të Pogradecit.

Pritet të zbardhet arsyeja e dorëheqjes, pasi Sterjo është vëllai i Viola Sterjos, drejtoreshës së Mjedisit në bashkinë e Tiranës që u arrestua për mashtrim.

Latest articles

Related articles