Burime bëjnë me dije se i burgosuri në burgun e Shënkollit që ndërroi jetë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës është 64-vjeçari Shpëtim Ferko.
Ferko po vuante dënimin në burgun e Shënkollit dhe mësohet se ai kishte probleme shëndetësore dhe vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale.
Trupi i pajetë i Ferkos do të dërgohet në morg për përcaktimin e shkaqeve të sakta të vdekjes.