Dalin fatura të reja mes (ish) zv. Kryeministrit Ahmetaj dhe pronarit të Inceneratorëve

Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar fakte të reja në lidhje me pagesat që ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka përfituar nga Klodian Zoto.

Faturat konfirmojnë se Zoto ka mbuluar udhëtimet edhe të gruas së parë të Ahmetajt, dhe i përkasin periudhës 2015-2016.

Sipas gazetarit udhëtimet dhe akomodimet përkojnë me hyrje-daljet e ish-ministrit dhe ish-gruas së tij në sistemin TIMS.

Denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi

Pisa, Vjena dhe Malta janë disa vende të tjera, bukuria dhe shërbimet e të cilave janë shijuar nga ish-ministri Arben Ahmetaj me paratë e Klodian Zotos, pronarit të shoqërisë koncensionare të inceneratorëve.

Nëse dokumentet e publikuara në dhjetor 2022 konfirmonin se Zoto ka paguar akomodimin në hotele edhe të dashurës së Ahmetajt (Erjola Hoxha), faturat e publikuara sot konfirmojnë se Klodian Zoto i inceneratorëve ka mbuluar udhëtimet edhe të gruas së parë të Ahmetajt, Albina Mançka, si dhe të vetë Ahmetajt.

Pasi Ahmetaj ka firmosur në 14 prill 2014 për koncensionin e inceneratorëve në cilësinë e ministrit të Ekonomisë dhe më pas ka lëvruar fondet publike në cilësinë e ministrit të Financave, Zoto i ka kthyer reston, duke i mbuluar shpenzimet Ahmetajt, gruas së tij në letra Albina Mançës si dhe të dashurës së tij, Erjola Hoxha, me të cilat ka tre vajza.

Pagesat e Klodian Zotos për mbulimin e udhëtimeve dhe akomodimin në hotele me 5 yje të Ahmetajt dhe bashkëshortes së tij i përkasin periudhës 2015-2016. Me paratë e inceneratorëve, çifti Ahmetaj-Mançka kanë vizituar simbolet turistike të Evropës.

Latest articles

Related articles