Zherard Pike, gati të rikthehet nën fushën e lojës

Zherard Pike mund të bëjë hapa pas dhe të veshë përsëri këpucët e varura në gozhdë dy muaj më parë. Sipas asaj që raporton Relevo, ish-mbrojtësi i Barcelonës është duke vlerësuar idenë e të luajturit në Andorra, pikërisht në skuadrën në të cilën është dhe pronar i klubit.

Megjithëse nuk mungojnë problemet për sa i përket federimit të tij, që është objekt i Komitetit të Vlerësimit të La Liga, që mban gjithnjë sytë hapur mbi gjendjen finanziare të çdo klubi, teksa do të duhet të japi dhe një vlerësim ekonomik për Pikenë lojtar dhe rrogën e tij. Lojtari nuk mund ta ulë në mënyrë drastike pagën e tij duke krahasuar të njëjtën shumë, të cilën e ka marrë kur ishte tek Barcelona. Dhe, rrjedhimisht, nuk mund të luajë dhe falas, apo me një rrogë minimale në Segunda Divizion, ku Andorra ndodhet. Do të duhet të gjendet një zgjidhje për të parë edhe një herë në fushën e lojës mbrojtësin.

Për t’u nënvizuar është se për momentin Pike rezulton ende i federuar me Barcelonën, një tjetër çështje për t’u sqaurar përpara se ai të mund të gjejë një tjetër mënyrë me skuadrën e tij. Për herë të fundit, Pike ka luajtur për 84 minuta më 6 nëntor në ndeshjen Barcelona – Almeria 2-0, ndërsa u zëvendësua nga Kristensen. Ndaj edhe duke qenë 35 vjeç, Andorra është një mundësi reale për ta riparë dhe një herë në fushën e lojës.

Latest articles

Related articles