Shqipëria nis në 16 janar takimet me Bashkimin Europian

Shqipëria ka hyrë në vitin 2023 me rankimin më të lartë për dëshirën që t’i bashkohet Europës politike. Edhe 33 vjet pas ndryshimeve politike të bëra në vend me parullën e studentëve ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, 94 % e popullsisë vazhdon të mbështesë hyrjen në Bashkimin Europian. E ndërsa kjo, jo vetëm që nuk ndryshon në mbi 30 vite, nga ana tjetër nuk ka mjaftuar së bashku me kohën e gjatë për të realizuar ligjërisht këtë dëshirë.

Në këtë pikëpamje dhe referuar statusit aktual të lejimit formal për nisjen e bisedimeve, 2023 -shi përmban sfidën e vërtetë të integrimit që qëndron në letrat e bisedimeve të anëtarësimit. Do të jetë 16 janari data kur do të fillojnë takimet për këtë vit, e pikërisht ai dypalësh Shqipëri-BE për institucionet demokratike.

Me një axhendë të ngjeshur, nën kryesimin gjashtëmujor suedez të BE-së, takimet pritet të jenë të ngjeshura bashkë me faktin që në disa muaj do të duhet të propozohet dhe miratohet me gjasa çelja e kapitujve të parë të bisedimeve.

Autoritetet europiane kujtuan në Tiranë se zgjatja e bisedimeve deri në arritjen e anëtarësimit është individuale për secilin vend, por përvojat e fundit të përshpejtimit të procedurave si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, treguan se hapësirat e vendimeve politike janë atje krahas shtrëngimeve teknike.

Nga gjithë përvoja e BE-së deri tani, bisedimet më të shpejta i ka realizuar Austria, Finlanda dhe Suedia, në pak më pak se dy vjet, ndërsa Kroacisë iu deshën pak më pak se tetë vjet nga fillimi i negociatave për t’u bërë anëtare e plotë e bllokut.

Latest articles

Related articles