2023 pritet që ta gjejë policinë ndryshe. Tch mëson se Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku së bashku me një grup pune po diskutojnë një ristrukturim të policisë jo vetëm në ndarje të sektorëve por edhe në një rindarje të komisariateve.
Kështu një propozim është që policia e Krujës të bashkohet në drejtorinë e Tiranës ndërsa komisariati i Kavajës të jetë në juridiksion të Drejtorisë vendore të policisë së Durrësit. Propozime ka dhe për komisariate të tjera me qëllim që të bëhet një mbulim më i mirë territori dhe të ketë një ndërlidhje më të shpejtë mes efektivëve në rast ngjarjesh kriminale.
Nisur nga dinamika e re e krimit pritet që krimi kibernetik dhe ai ekonomik të zgjerohen dhe të kenë më shumë peshë. Ristrukturim pritet që të ketë edhe policia kriminale. Është propozuar që të krijohet një sektor i ri në çdo drejtori vendore që është ai I krimit të organizuar që do të hetojë ngjarjet që lidhen me njëra tjetrën dhe veprat penale që kryhen nga disa persona në formën e grupit të strukturuar kriminal.