Eksperti IT, Semanaj: Shqipëria nuk ka dy satelitë, po paguan për dy satelitë

Mediat kanë nxjerrë një kontratë paraprake të qeverisë shqiptare për shërbimin satelitor të emëruar Albania 1 dhe Albania 2.

Në total shërbimi do të kushtojë 5.5 milionë dollarë për tre vite dhe 7.5 nëse do të vendoset që satelitët të përdoren për 4 vjet. Nga kontrata mësohet se Shqipëria do të përfitojë të dhëna sa i takon numrit të pemëve të mbjella, sipërfaqeve të djegura dhe panoramën e ndërtimeve në të gjithë vendin.

Besmir Semanaj ekspert IT, komentoi këtë skandal u shpreh se kjo kontratë ka një mungesë totale transparence.

“Në lidhje me kontratën nuk lidhet shumë është thjeshtë një kontratë e publikuar nga hakerat iranianë e mundësuar nga rrjedhja e informacioneve në institucionet shqiptare. Është një kontratë ku nuk mund të bazohemi, ka mungesë totale transparence. Është një kompani private argjentinase e cila i ka zyrat në Amerikë dhe zyrat qendrore në disa vende. Por nuk kishin një gare dhe nuk dimë kostot realë, pra asnjë nga qytetarët, por as opozita nuk di koston reale të kësaj kontrate. Për aq kohë sa do përdoret për qëllime civile nuk e kuptoj se pse duhet të jetë sekret.

Për më tepër kur kemi vetëm një version që ka dalë dhe ne po i përmbahemi këtij versioni. Edhe te fotoja e publikuar në fund të kontratës shkruhet e nëse kërkon informacione që nuk vijnë nga satelitetët e vënë për Shqipërinë, do duhet të paguhet për video dhe foto.

Ky është problemi i parë ndërsa problemi i dyte është se po propagandohet sikur Shqipëria ka dy satelitë. Shqipëria nuk ka dy satelitë, po paguan për shërbime për dy satelitë të cilët kanë në pronësi të kompanisë”, u shpreh Semanaj.

Latest articles

Related articles