Ronaldo-Al Nassr dhe klauzola e Champions, Newcastle mund të ëndërrojë

Obsesioni Champions League për Cristiano Ronaldon. Pas javësh kërkimi për një klub për të luajtur në kompeticionet më të larta evropiane, CR7 pranoi ofertën e Al Nassr duke nënshkruar një marrëveshje me klubin saudit deri në vitin 2025 dhe duke i garantuar vetes rreth 175 milionë euro paga, por historia vezulluese e portugezit në Champions mund të mos ketë mbaruar. Sipas asaj që shkruan Marca, në fakt, në kontratën e re shumëmilionëshe të Ronaldos ka një klauzolë sekrete që mund t’i lejojë pesë herë fituesit të Topit të Artë të rikthehej në Premier League verën e ardhshme.

Pse në Premier League? Sepse aty është Newcastle, një klub në pronësi të fondit saudit të investimeve PIF, që i atribuohet familjes mbretërore e cila gjithashtu kontrollon Al Nassr dhe dy ekipe të tjera të kategorisë së parë në Arabi. Në thelb, nëse Magpies(të cilët aktualisht janë të tretët në Premier) do të arrinin të kualifikoheshin në Champions League këtë sezon, Ronaldo do të transferohej në fushën e Eddie Howe në një huazim në verë dhe kështu mund të përpiqej të përditësonte rekordet e tij në kompeticion me klubin anglez.

Latest articles

Related articles