Kapet “Kobra” i Prizrenit, qëlloi për vdekje Kuksianin

Dibran Hoxhaj është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi, Visar Cengut, dhe plagosjen e mikut të viktimës, Rurfgen Shehu.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm ku Hoxhaj, pronari i lokalit “Kobra City” në Prizren, qëlloi me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Kukësi, duke plagosur njërin prej tyre dhe duke lënë të vdekur 31 vjeçarin.

Dibran Hoxhaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe vrasje

Latest articles

Related articles