Epoka e re gjeopolitike – ANALIZA e The Economist (shqip)

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, mobilizimi ushtarak i Kinës i bëjnë jehonë një epokë të re të fuqive të mëdha rivale

Presidenti Biden e konsideron këtë si “dekada vendimtare”. Por prapë se prapë ky term nuk e përmbush tërësisht momentin – apo më saktë nisjen e epokës së re post post luftës së ftohtë në të cilën bota e ndërtuar sipas SHBA mund të zhbëhet dhunshëm nga Rusia dhe Kina. “Kompeticioni mes fuqive të mëdha” është i zbutur megjithëse Rusia po shkatërron Ukrainën, madje dhe “lufta e re e ftohtë” është tejet e reduktuar duke pasur parasysh kompleksitetin ekonomik të Perëndimit dhe ndërthurrjen me Kinën.
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka shkundur normat e përcaktuara pas luftës së dytë botërore, që kufijtë nuk mund të ndryshohen përmes forcës. Ai akt ka ringjallur edhe frikën e një lufte nukleare pasi për herë të parë që pas fundit të luftës së ftohtë, me një të rënë të lapsit: Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka kërcënuar se mund të përdorë armët e tij si gjesti i tij i fundit në një lojë bixhozi të rrezikshme për tu mbrojtur nga agresorët që sipas tij janë perëndimi.
Por, me çduket nga sytë e Amerikës, Rusia është vetëm një problem “akut”. Rreziku më i madh i rendit botëror- atë që Pentangon e quan si sfidën e tij që rritet me “ritme” të shpejta – vjen nga Kina. Që në fakt është vendi i vetëm që mund të zbresë nga froni Amerikën si fuqia më e madhe botërore. Forcat e armatosura Kineze po zgjerohen me shpejtësi të madhe. Ajo tanimë ka flotën më të madhe në botë, ka flotën ajrore të tretë më të madhe, një numër të lartë rakteash dhe të gjitha mjetet që të nisë një betejë në hapësirë dhe kibernetikë.
Po në lidhje me miqësinë “pa limite” mes Rusisë dhe Kinës që mund të kthehet në një aleancë? Deri më tani nuk ka vetëm se evidenca të vogla të ndihmës Kineze ndaj Rusisë në këtë luftë. Por autokracitë Euroaziatike mban në mënyrë të vazhdueshme stërvitje të përbashkëta dhe disa zyrtarë të lartë ameriaknë mendojnë se dy vendet janë të destinuara për të qenë së bashku në aleancë. Ndërsa Kina po zhvillon dhe po zgjeron kokat e raketave në thuajse 1500 të tilla deri në 2035, duke iu afruar sasisë që ka Amerika dhe Rusia, ndërkohë që SHBA i duhet të mësojë artin e ri të zbutjes së rrezikut nuklear për tre. Kjo, me pak fjalë, ka rrezikun që të përkthehet në një garë armësh, veçanërisht nëse traktati aktual mes SHBA dhe Rusisë për të limituar armët nuk do të rinovohet pas vitit 2026.
Transformimi po ndodh tani që pesha e SHBA në ekonominë botërore ka rënë relativisht. Gjatë shekullit të shkuar PBB e SHBA ka qenë shumë më e madhe se sa ajo e rivalëve të saj, Gjermanisë dhe Japonisë në luftën e dytë botërore, Bashkimit Sovjetike dhe Kinës në Luftën e Ftohtë. Këto ditë, Kina ka një PBB që nuk është shumë pas asaj të SHBA (dhe në disa aspekte ajo e tejkalon të sajën sidomos në fuqinë blerëse). Shpenzimet e SHBA për mbrojtjen, ndonëse të mëdha në terma absolutë, kanë qenë shumë pranë vlerave më të ulëta historike si përqindje e PBB. Kjo ka nisur të ndryshojë pasi Kongresi votoi në 23 Dhjetor një ligj që aprovon zgjerimin e shpenzimeve për mbrojtjen duke përmbushur kërkesën e Biden.

Zemra e Tokës vs Unaza
Teoritë e vjetra gjeopolitike por rikthehen në modë. Në vitin 1904 gjeostrategu Halford Mackinder pohonte se kush kontrollon zemrën e Euroazisë – pra hapësirën fizike mes Detit Artik dhe Himalajeve – mund të komandojë botën. Në analizën e tij, një aleancë mes Rusisë dhe Kinës mund të ishte një rrezik i madh. Ndryshe nga ai mendontë bashkëkohësi i tij amerikan Alfred Thayer Mahan që ngulte këmbë se kontrolli i rrugëve detare ishte çelësi për kontrollin btëroro. Dicka në mes pohonte dhe Nichplas Spykman, një tjetër amerikan dhe ky i njohur në vitet 1942, madje ai shkonte më tej duke deklaruar se ajo që kishte rëndësi nuk qenë as zemra e Euroazisë por në fakt unaza që kalon rreth saj. ai mbante pikëpamjen se kufijtë detarë që shtriheshin nga Atlantiku, drejt mesdheut, rreth e qarkë Azisë në Japoni qenë pikat nevralgjike. “Kush kontrollon unazën kontrollon dhe Euroazinë” shkruante ai “Kush kontrollon Euroazinë kontrollon dhe fatet e botës”. Në kërkim për të ndërtuar aleanca që do të konkurojnë me influencat e rivalëve Euroaziatikë, SHBA duket se po i afrohet më shumë tezës së Spykman.
Nga ana perëndimore, duket se NATO po rivitalizohet duke forcuar Europën dhe duke u përballur me Rusinë. SHBA dhe aleatët e saj duket se kanë përforcuar kufijtë që i ndajnë me Rusinë. Finlanda dhe Suedia duket se kanë hedhur tutje pelerinën e neutralitetit dhe kanë aplikuar për të hyrë në NATO. Madje duket se kanë tejkaluar dhe pengesat e fundit që iu rezervonte Turqia dhe Hungaria dhe pritet që në 2023 të jenë anëtarë.
Mbit ë gjitha, aleatët perëndimorë kanë aramatosur dhe mbështetur Ukrainën për të nisur zbythjen e trupave Rusë. Përtej thërritjes “Amerika e Para” që ndjekësit e Donald Trump, paraardhësit të Biden, patën edhe në Kongers duket se po të fundit kanë rënë dakord për t’i siguruar Ukrainës më shumë se 7 mld dollarë më shumë se sa kërkesa e Biden që ishte në shifrën e 37.7. mld dollarë dhe e gjithë kjo vlerë është për vitin fiskal që përfundon në shtator 2023. Shumë larg idesë se do të dobësohej aleanca perëndimore, Putin duket se e ka rigjeneruar atë. Aardon David Miller, i Carnegie Endoëment for International Peace, që është një think tank amerikan, liston dy pasoja të padëshiruara “Ai ka krijuar një moment për një dakordësi bipartizane në SHBA. Dhe gjithashtu i ka dhuruar Biden një moment për të shëlbuar veten pas dështimit dhe kaosin e tërheqjes në Afganistan”
Në lindje të unazës, deri më tani, po flitet për të ardhmen e një lufte të Kinës në lidhje me ishullin e Taivan që është intenstifikuar ndjeshëm, sidomos që nga vizita kontraversiale që kreu në gusht folësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Presidenti Biden shpreson që takimi i tij tet a tet me liderin kinez Xi Jinping, i pari si president i SHBA, të ketë ulur pak tonet. Nga ana e tij z. Xi mund të jetë i shqetësuar me ngjarjet brenda Kinës, madje dhe për ngadalsimin e ekonomisë që duket se ka ardhur si pasojë e politikave të tij ndaj COVID por zyrtarët ushtarakë amerikanë në veçanti, shprehen se ai dëshiron të zhvillojë aftësitë e tij ushtarake për të pushtuar Taivanin deri në 2027.
SHBA nuk ka asnjë aleat të NATO në Azi ashtu që ta mbajë nën presion Kinën. Gjithsesi ajo ka vendosur në jetë një numër të lartë sistemesh dhe traktatesh bilaterale mbrojtje me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, Filipinet dhe Tailandën, ndonëse këto vende nuk kanë detyrime ndaj njëra tjetrës ata aknë një marrëveshje me SHBA. Për të pasur një koherencë më të madhe, Amerika ka punuar për të zgjeruar më tej këtë skemë ad-hoc. Formati i inteligjencës të pagëzuar “Pesë sytë” (Australia, Britania, Kanada dhe Zelanda e Re) ndajnë inteligjencën ushtarake dhe jo vetëm mes tyre’ AUKUS (Australia dhe Britania) po kërkojnë që të zhvillojnë një nëndetëse nukleare dhe mjete të tjera; ndërsa QUAD (me Australinë, Indinë dhe Japoninë) ka ndërmarrë hapa kooperimi mbi gjithçka nga vaksinat tek siguria detare. Korea e Jugut dhe Japonia po lënë me një anë divergjencat e tyre dhe po zhvillojnë ushtrime ushtarake mes tyre, kjo e gjitha nën intenstifikimin e raketave që lëshohen nga Korea e Veriut.
Japonia ka shpallur një plan për të dyfishuar shpenzimet e mbrojtjes për pesë vitet e ardhshme, por është edhe peng e traditës së saj të pacifizmit. Ishulli vet-qeverisës i Taivanit nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike formale me thuajse shumicën e vendeve dhe është e përjashtuar nga ushtrimet rajonale të SHBA. Presidenti Biden ka sugjeruar në mënyrë të vazhdueshme se ai do ta mbrojë ishullin nga pushtimi Kinez, por forma dhe mënyra mbetet e paqartë. Nën doktrinën e “ambiguitetit strategjik” SHBA nuk mund të thotë saktëssiht se në cilat rrethana ajo mund të ndërhyjë dhe se si do të venprojë veçanërisht në rast të një sulmi “gri” si ajo e një bllokade. Kjo e bën të vështirë për Taivanin që të aplikojë teorinë e një mbrojtje si iriqi. Buxheti i aprovouar në kongres duket se e kanë injoruar një ligj të aprovuar në mënyrë bipartizane që i jep Taivanit miliarda dollarë në formë granti për të blerë pajime ushtarake, një ndihmë e ngjashme me atë që i është dhën Ukrainës apo dhe Izraelit/
Mesi i unazës së Spykman ka një kleçkë. Administrata Biden ka punuar fort që të zbusë sa më shumë anëtarët e ASEAN, grupi rajonal i Azisë Juglindore. Gjithsesi shumica e tyre nuk duan që të detyrohen të zgjedhin mes Kinës, partneri i tyre kryesor në tregti, dhe SHBA, garantuesi i sigurisë së tyre dhe paqes rajonale.
India vazhdon të qendrojë një çmim i madh për strategjistët amerikanë. Ajo ka një traditë të largët të mos angazhimit me asnjë palë që nga koha e luftës së ftothtë, por është afruar këto vite më afër SHBA ndërsa raportet e saj me Kinën duket se kanë pësuar krisje. Ushtrimet ushtarake vjetore në Malabar, mes SHBA dhe Indisë, janë rritur aq sa kanë përfshirë edhe anëtarë të QUAD. diferencat janë tejet evidente. India ka qenë shumë e vakët në kritikën ndaj Putin dhe sulmit të tij në Ukrainë. Gjithsesi, sipas Kurt Campbell që është një këshilltar me peshë në Shtëpinë e Bardhë në lidhje em Azinë, ajo përfaqëson “deri më tani marrëhdnien më jetike të SHBA në shekullin e 21”
Në Lindjen e Mesme dhe Azinë qendrore, ndërkohë, presidentët amerikanë në vazhdimësi janë përpjekur që të reduktojnë angazhimin ushtarak pas dekadave të tëra të një lufte pa fryte edhe bereqet në Irak dhe Afganistan. Me gjasë do të kemi një Dhomë Përfaqësuesish që do të hetojnë administratën Biden dhe sjelljen e saj atje në lidhje me largimin kaotik nga Afganistani. Por sulmet me dron në Kabul në mes Korriku që vranë liderin e Al Kaedës, Ajman al Zauahari, nënvizojnë pohiimin e Biden se ai ka ende një sy në rajon për të luftuar terroristët.
Për më tepër, rritja e çmimeve të naftës dhe gazit si pasojë e luftës në Ukrainë ka riafirmuar dhe një herë rëndësinë politike të Gjirit. Ndonëse një herë e pat deklaruar Arabinë Saudite si një vend të hedhur tutje, Biden e vizitoi vendin në Korrik duke grushtuar dhe me liderin de facto të saj Muhamed bin Selman. “Ne nuk do të ikim dhe të lëmë një vakum që do mbushet më tej nga Kina, Rusia apo Irani” u shpreh Biden përpara liderve arabë në Xhedah. Ai morri shumë pak si shpërblim, si në terma të reduktimit të çmimit të naftës apo dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin. Në dhjetor liderët e Gjirit i dhanë një mikpritje më të ngrohtë Xi Jinping.

Raportet e SHBA me Izraelin mund të jenë gjithahtu nën test kjo si pasojë e rikthimit të Binjiamin Netanjahut në krye të shtetit përmes një koalicioni të mbushur me ministra të ekstremit të djathtë. Biden shpreson që të ulë kërkesën e Iranit për një bombë atomike përmes një marrëveshje tjetër nukleare me të. Çdo marrëveshje do të ngrinte sanksionet dhe tanimë është e pamundur duke pasur parasysh protestat anti-regjim në Iran. Gjithsesi puna e Iranit me uraniumin dhe pasurimin e tij vazhdon, duke u kthyer në një sfidë tjetër për Biden që po përppiqet t’i ndalojë mullahëve që të marrin një armë bërthamore.
Ndërsa në raport me pjesën tjetër të botës, SHBA dhe aleatët e saj kanë arritur që të kenë sukses për një seri votimesh që kanë denoncuar Rusinë në Asamblenë Gjenerale të OKB. Gjithsesi mbështetja për perëndimin në jugun global është ende e brishtë. Shumë vende e shohin veten e tyre si viktima të një lufte që ndodh shumë larg në Europë që ka rritur çmimin e naftës dhe produkteve të tyre dhe që ka zhvendosur vëmendjen nga krizat e tjera. Për më shumë ata nuk duan të bien pre e mesit të një lufte të ftohtë mes SHBA dhe Kinës.
Perëndimi i është përgjigjur këtyre shqetësimeve në disa mënyra; duke shtyrë për mekanizma ekstra të lejohet Ukraina të eksportojë grurin nga portet e Detit të Zi; por edhe duke u përpjekur të vendosin një çmim tavan për naftën ruse; duke promovuar iniciativat shëndetësore globale dhe duke krijuar një mekanizëm perëndimor për të financuar projektet infrastrukturore dhe në këtë mënyrë duke sfiduar iniciativën e rrugëve të sponsorizuar nga Kina. Akoma më shumë, Biden ka ulur zërin ndaj përpjekjes së tij të hershme për ta ndarë botën në demokratike dhe autokratike. Ai ka mbajtur një samit të rajonal të madh, pa ftuar në të lidera nga Azia, Afrika, Amerika Latine dhe Paqësori.
Problemi i kësaj strategjie është mungesa e një apelimi për ekonomitë që të kenë një marrëveshje dhe politika tragtare që i lidhin më shumë dhe më pranë aleatët. Këshilli Teknologjik dhe Tregtar mes SHBA-BE është një dyqan mjaft i mirë për teknologjitë e reja. Ndërsa Korniza Ekonomike Indo-Paqësore mes 14 vendeve është një hap shumë i mirë që i jep shans iniciativave të reja të ekonomisë digjitale, rezistencës së zinxhirit të furnizimit, energjisë së pastër dhe ndershmërisë (pra rregullave mbi taksat, pastrimit të parave dhe korrupsionit). Por këto nuk shtojnë asnjë gjë në lidhje me atë çka është e rëndësishme për marrëveshjet tregtare. Fjala vjen SHBA nuk do t’i kushtojë vëmendje dëshirës së aleatëve të saj aziatikë për t’iu bashkuar një Parternshipi serioz si ajo e 11 vendeve nën emrin TPP.
Në të vërtetë, “politika e jashtme për shtresën e mesme” iniciuar nga Biden ka më shumë lidhje me proteksionizmin dhe “politikat industriale”. Masat e fundit përfshijnë një subsidim për teknologjinë jeshile dhe gjithashtu semikonduktorët dhe një restriksion të Kinës për të aksesuar procesorët çips të avancuar. Këto politika janë duke shkaktuar dhe një tension mes tij dhe aleatëve Europianë dhe Aziatikë duke i limituar atyre aksesin në tregun amerikane, ulur sasinë e eksporteve në Kinë dhe duke ndryshuar investimet në kapacitet. BE mund t’i përgjigjet kësaj politike duke subvvencionuar vetë ajo kompanitë e saj të teknologjisë jeshile dhe gjithashtu industrinë e semikonduktorëve. Por sipas Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të presidentit Biden, duket se kjo luftë e subvencioneve do të ketë fryte pozitive. Ai iu shpreh Carnegie Endoëment se SHBA po ndihmonte klasën e mesme kudo duke inkurajuar “një cikël virtuoz të investimeve në vendet e tjera të botës”
Shqetësimi tjetër është ai në lidhje me demokracinë në perëndim, veçanërisht në SHBA, thuajse dy vjet pasi një turmë iu turr godinave të kongresit në Kodrën e Kryeqytetit (Capitol Hill), SHBA duket se po lëviz tutje nga Trump dhe nga ndjekësit e tij që mohojnë zgjedhjet. Por politika e saj mbetet e polarizuar. Shëndeti i demokracisë Amerikane është esencial për aftësinë e saj që të tërheqë miq dhe të ketë vendosmëri në lidershipin e saj në botë. Z. Sullivan kujton se si në nnëtor, kur presidenti Biden morri pjesë në samitin e Azisë në Phnom Penh, liderët e tjerë dëshironin të kishin info dhe detaje në lidhje me zgjedhjet e mes mandatit në vende si Nevada. Sikundër u shpreh Sullivan “qe një kujtesë se pjesa tjetër e botës është duke e ndjekur shëndetin e demokracisë Amerikane….dhe duke thënë ‘Çfarë na thotë kjo për fuqinë e SHBA në skenën ndërkombëtare?”

Latest articles

Related articles