Luiz Inacio Lula da Silva u betua sot para Kongresit si president i Brazilit .
Në moshën 77-vjeçare, Lula rikthehet në presidencën e fuqisë më të madhe të Amerikës Latine, pas dy mandateve të tij të mëparshme (2003-2010), duke shënuar rikthimin e qendrës së majtë braziliane në Planalto, pallatin presidencial.
Ceremonia u mbajt nën masa të rrepta sigurie, mes frikës se mbështetësit e Bolsonaros mund të përpiqeshin ta prishin ceremoninë.
Që herët në mëngjes, mbështetësit e Lulës u mblodhën para Kongresit të stolisur me ngjyrat e kuqe të Partisë së tij të Punëtorëve.
Shumë udhëtuan për të parë liderin e tyre duke bërë betimin, por edhe për të marrë pjesë në festë.
Më shumë se 60 artistë – duke përfshirë legjendën e Samba, Martinho da Vila – performuan në dy skena të dekoruara me flamurin kombëtar si pjesë e një festivali muzikor të quajtur “Lulapalooza”.
“Dashuria mundi urrejtjen”, shkruhej në një pankartë të mbajtur nga një burrë i veshur si Lula.
“Brazilit i duhej ky ndryshim, ky transformim”, tha një tjetër mbështetës për BBC.