Lucas për Berishën : Burgu i Guantanamos nuk është aq i madh për ti futur të gjithë politikanët e kurruptuar të Ballkanit

Peter Lucas është autori i një libri për Shqipërinë me titull “Rrumpalla”.

Alfred Lela takim dhe foto me “armikun” amerikan të Berishës ?!

Gazetari dhe drejtori i zyrës së shtypit të Berishës Alfred Lela , ka postuar një foto me gazetarin e njohur amerikan, Peter Lucas, i cili e ka nxirë Berishën në shkrimet e tij !

“Me gazetarin dhe autorin Peter Lucas dje ne shtepine e tij ne Westord. Ndoshta duhet ta shkruaj biseden me te per ngjarjet ne Amerike dhe Shqiperi. Si nje reporter veteran i shtypit te Bostonit ai ka gjithmone dicka per te nxjerre dhe mesuar nga pervoja me ngjarjet dhe njerezit.”- shkruan Lela

Peter Lucas për Sali Berishën:

Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë. Por ky vullnet i mirë nga ana e tij nuk zgjati shumë kohë, për vetë faktin se Berisha, i cili në të shkuarën kish qenë kirurg zemre dhe komunist, e pati të pamundur të zhdukte tiparet e autoritarit dhe të korruptuarit, të cilat shfaqen në karakterin e çdo udhëheqësi komunist . Pasi ai erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish-komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit. Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga DASH, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës.

Latest articles

Related articles