Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë kujton Benediktin XVI, bari i urtë dhe i ndritur

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë kujton Benediktin XVI, bari i urtë dhe i ndritur, që e deshi kaq shumë popullin tonë me shenja të dukshme afërsie dhe kujdesi atëror, i larton Zotit, Atit të mirë dhe të mëshirshëm lutjet që ta presë në përqafimin e tij dhe t’i japë paqen e të drejtëve.

 

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë me dhimbje mësoi lajmin e vdekjes së Papa Emeritus, Benediktit XVI.
Ndërsa i shpreh falënderimet e tij Zotit për dhuratën që i ka bërë Kishës dhe botës me personin e tij, si një bari i urtë dhe i ndritur, që e deshi kaq shumë popullin tonë me shenja të dukshme afërsie dhe kujdesi atëror, i lartëson Zotit, Atit të mirë dhe të mëshirshëm lutjet që ta presë në përqafimin e tij dhe t’i japë paqen e të drejtëve.
Të gjithë besimtarët katolikë janë gjithashtu të ftuar të bashkohen në lutje, së bashku me klerin e tyre, për të shfaqur konkretisht afërsinë e tyre të dashurisë dhe besimit me Selinë Apostolike.

Latest articles

Related articles