Tag: tema bioetikes
Tiranë | Gjendet pa shenja jete brenda makinës së vëllait të tij
Një 39-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Ali Bakiu”, në Tiranë.
39-vjeçari, banues në Paskuqan, nuk kishte shenja dhune në trup, ndërsa dyshimet paraprake janë se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Automjeti ku u gjet 39-vjeçari ishte në pronësi të vëllait të tij. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes
Begaj uron Palestinën për Ditën e Pavarësisë, shqetësim për situatën në Gaza
Presidenti Bajram Begaj, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas, me rastin e përvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Palestinës, duke i përcjellë urimet e tij për paqe, prosperitet dhe stabilitet për popullin palestinez.
Në mesazhin e tij, presidenti shqiptar vlerësoi marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta midis Shqipërisë dhe Shtetit të Palestinës, ndërsa shprehu shqetësimin e thellë të vendit të tij...


