Një lajm i trishtë ka mbërritur së fundmi nga Spitali i Traumës ku bëhet me dije se, 14-vjeçarja Mishel P, që mbrëmjen e 16 nëntorit u vetëhodh nga kati i gjashtë i një pallati në Astir, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Ndonëse bluzat e bardha bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë, Misheli ka mbyllur sytë në krevatin e Traumës, ku dergjej prej 10 ditësh.



