Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë akuzat e forta nga burgu të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për kërcënime dhe shantazhe.
Kreu i qeverisë e injoroi duke thënë se këto janë “si zhurmat e makinave në bulevard, kaq të rëndësishme janë ato për mua” tha Rama sot gjatë konferencës me ambasadoren e BE-së që i dorëzoi progres raportin.



