Italia burgos në Gjadër Emigrantët Ilegal, disa të arrestuar si protestues të dhunës në Milano e Torino

spot_img
Advertisements

Nga dje Italia ka rinisur dëbimet masive të shtetasve të vendeve të treta, të cilët ilegalisht kishin mbërritur atje.

Ndër personat e dëbuar janë edhe të përfshirët në protestat e dhunshme dhe arrestuar edhe për munges të lejeqëndrimit në territorin italian. Disa prej tyre janë prangosur edhe për protestën e dhunshme dhe përfshirjen në plaçkitjet dhe grabitjet masive në Milano dhe Torino.

weblajm.com mëson ekskluzivisht se 10 të dëbuarit e parë janë strehuar në Gjadër, ndërsa pritet që numri i tyre të rritet.

Ata strehohen në ish-bazën ushtarake Gjadër, në kuadër të marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Qëndrojnë aty deri sa gjykata italiane të vendosë përfundimisht fatin e tyre e më pas të rikthehen në vendet e origjinës.

Kjo foto është nga pista e aeroportit të Rinasit, ku të prangosurit, të dëbuarit, janë shoqëruar nga policia italiane/ueblajm/ArsenRusta

spot_img

Latest articles

Related articles