“E Zonja e Bujtinës”,
e Teatrit “Bylis” është një makinë komike e përsosur: dialog brilant, ritëm kërcitës dhe energji e pastër.
Në një botë plastike, një simbol i artikulacionit bashkëkohor, Mirandolina, me flokët e saj tronditës, të verdhë – të kuq – karrot, është një grua e kohës sonë: ajo josh dhe dominon skenën, e emancipuar, ironike dhe provokuese. Një arketip i feminitetit, por mbi të gjitha një sipërmarrëse pragmatike, ajo i menaxhon me mjeshtëri marrëdhëniet.
Kiço Londo krijon një shfaqje tërheqëse dhe argëtuese, një mjet komik preciz që evokon aromën e shekullit të 18-të të “mënyrës” së Goldonit, duke e rigjallëruar atë njëkohësisht me një ndikim bashkëkohor: energji, emocion, ngjyrë dhe ritëm. Rezultati është një Mirandolinë shpërthyese , plot shkëmbime të gjalla, atmosferë elektrizuese dhe një shkëlqim që mund të krahasohet me komedinë më të mira si pse “Pleshti në vesh” të Londos.



