Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sina, me anë të një postimi ka kundërshtuar bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës, duke argumentuar se Selenica duhet të mbetet bashki më vete.
Sipas deputetit socialist Selenica i plotëson kriteret për të vijuar funksionimin si bashki më vete, duke kërkuar që të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe të merren në konsideratë treguesit ekonomikë e funksionalë të saj.
Më tej Sina i bën thirrje Kuvendit të dëgjojë qytetarët dhe të ruajë statusin e Selenicës si bashki e pavarur.



