Akademiku Fuga-Taulant Ballës: Kujdes se do të të ngulin ndonjë bisht çadre që të mos dish ku të vesh

spot_img
Advertisements

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaronte një ditë më parë, miratimin e një projektligji për ndalimin e gardheve anës detit.

Pas deklaratës së tij, ka reaguar profesor Artan Fuga.

“Kush do të heqi gardhet?

Kuvendi?

Me shkrin gazit kjo.

Gardhet prej metali, druri, kallamash, a fijesh me korrent edhe mund t’i heqi këtë vit, por çdo bëjë me gardhet imagjinare, ata që nuk duken, dhe që janë edhe mê të pakalueshëm se telat me korrent!

Shko në breg të detit a të liqenit për të bërë banjë me çadrën tënde! E pamundur! Të gjitha i ka privati!

S’ka nevojë fare për gardh, duhet të hysh me vizë të vulosur në kufi!

Provoje o deputeto, provoje, edhe ti o deputete ta kalosh atë gardhin që nuk duket!

Të të ngulin ndonjë bisht çadre që të mos dish ku të vesh”, thotë Fuga në reagimin e tij.

spot_img

Latest articles

Related articles