Edi Rama ka hyrë në shtëpinë e shqiptarëve i paftuar!

spot_img
Advertisements

Kush e ka lexuar “Leviatanin” e Thomas Hobbes mëson se Shteti është thjesht fundit i Frikës. Njerëzit e organizuar i japin fund Frikërave, pra, Shteti jep Siguri kolektive.

Në vendin tonë ndodh e kundërta: kemi ndërtuar Shtetin që të fut Frikën, qeverinë që të vjedh, policinë që të rreh, spitalin që të vdes dhe arsimin pa shkollë, etj.

Kemi harruar që kemi një Kryeministër me shkollë të Institutit të Arteve, i thotë vetes artist, që ka shkaktuar shëmtinë më të madhe urbane pas rënies së komunizmit. Dhe askush nuk e kupton që është i paformuar për të jetuar në Perëndim. Këtu bën ça ti dojë mendja.

Ka rrethuar vetes me analfabetë emocionalë që janë të njohur në historinë tonë politike me “dum babën” e Haxhi Qamilit.

Shumica e shqiptarëve përfshi shumë intelektualë në media e bibliotekën kombëtare na e shitën si kozmopolitan kundër Malokut dhe e votuan. Ai është ulur këmbëkryq në sallonin e familjeve tona. I paftuar.

spot_img

Latest articles

Related articles