Tirana blen një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë

spot_img
Advertisements

Ardit Krymi tashmë është zyrtarisht një futbollist i Tiranës.

Klubi bardheblu, ka njoftuar për firmosjen me Krymin, pas largimit të tij nga Vllaznia.

29-vjeçari ishte një nga pikat më të forta të Vllaznisë në sezonin e fundit.

“Mirë se erdhe, Ardit Krymi! KF Tirana njofton afrimin e Ardit Krymit, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mesfushori 29-vjeçar nis një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën e KF Tiranës”, shkruan klubi bardheblu

spot_img

Latest articles

Related articles