Kryeministri Edi Rama,këtë të diel në podkastin e tij “Flasim”, ka komentur sërish protestat e zhvilluara në bulevard, duke thënë se ato përbëhen nga dy shtresa të ndryshme pjesëmarrësish, ata që kanë probleme reale dhe ata që vijnë nga shtresa e dështakëve e zëmërakëve.
Fjala e Ramës
Jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: ‘ujin e rrjedhshëm’ të atyre që dolën sinqerisht dhe ‘korën e zezë’ të dështakë-zemërakëve që krijojnë situata konvulsive, ku dhe janë shfaqur edhe elemenete e dhunës



